Telegrafi

Eni Koçi për këngën e re po bashkëpunon me Elinelin

“Afër Teje” ishte projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja shqiptare, Eni Koçi në bashkëpunim me Olsi Bylykun.

Por, këngëtarja brenda 48 orëve pritet të vjen edhe me një këngë të re para publikut të gjerë dhe fansave.

Biondina ka zgjedhur të bashkëpunojë me një prej reperëve shqiptar i njohur më mirë me nofkën, Elinel.

“Larg” është titulluar kënga e re e saj teksa një video të shkurtër promovuese e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Projekti do të publikohet më 16 maj, që i bie ditën e enjte dhe është një prodhim i Blackfish Entertainment.

Ndryshe, këngëtarët do të sjellin ndaras edhe këngë të tjera që do të vijnë shumë shpejt para publikut gjersa do të mbajnë edhe disa koncerte. /Telegrafi/