Site icon Telegrafi

Eni Koçi: Lahem vetëm të dielave

Ndodh që me shaka me njëri-tjetrin të gjithë të themi që do lahemi të dielën.

Por kur një personazh i njohur e thotë në televizion duket ndryshe.

Në një intervistë për “Thumb”, një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare është pyetur se cila ka qenë koha maksimale që e ka mbajtur makeup-in në fytyrë.

Përgjigja e Enit në fakt ka çuditur, kur është shprehur se lahet vetëm të dielave.

“E kam shumë siklet, po lahem kur ka ujë…Vetëm të dielave”,-është shprehur Eni me siguri me shaka.

Ndryshe, këngëtarja është përfol se është në lidhje me anëtarin e grupit, Etnon, Genc Prelvukaj. /Telegrafi/

Exit mobile version