Site icon Telegrafi

Eni Koçi: Kur u zgjova nuk e kisha në plan të bëhesha e hatashme, por ja që ndodhi

Para tre muajve solli këngën më të re për tregun muzikor shqiptar.

“Jemi dashtë”, titullohej kënga më e re e Eni Koçit, i cili është shikuar mbi 1.8 milion herë në YouTube.

Por, bukuroshja shqiptare ka vazhduar të jetë pjesë e mediave rozë në saje të imazheve që po sjell në rrjetet sociale.

Së fundi, biondina ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e shtrirë në shtrat ndërsa gjoksin e ka mbuluar me jastëk.

“Më besoni, kur u zgjova sot, nuk kisha plane të bëhesha e hatashme, por ndodhi”, ka shkruar ndër të tjerash Eni në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Eni Koçi largon katër kilogramë dhe tregon se si e bëri këtë për një muaj

Ndryshe, këngëtarja së fundi ka treguar edhe mënyrën se si i ka humbur disa kilogramë për të qenë në top-formë.

Aktualisht ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore gjersa këtë vit do të mbajë një numër të madh të koncerteve. /Telegrafi/

Exit mobile version