Telegrafi

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj bëhen prindër për herë të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, artisti Genc Prelvukaj, kanë mirëpritur një vajzë që e pagëzuan me emrin Adea.

Lajmin e ka konfirmuar vet artistja me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj”, nis postimi i Koçit.

“Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, u shpreh më tej ajo.

Lexo po ashtu Janë martuar Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Eni dhe Genci zbuluan disa muaj më parë se janë në pritje të një fëmije, përmes një kënge që e realizuan së bashku.

Foto: Instagram

Ata po ashtu në muajin maj treguan se janë martuar.

Çifti nga ana tjetër u fejuan në një ceremoni intime në vitin 2019. /Telegrafi/