Telegrafi

Eni Koçi dhe Fisnikët publikojnë bashkëpunimin e ri “Lamtumirë”

Foto: BlackFish/YouTube

Këngëtarja Eni Koçi dhe grupi Fisnikët kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim, i cili tashmë është në duart e publikut.

“Lamtumirë” titullohet kënga e tyre, e cila është një baladë e lehtë për veshin e publikut.

Muzika është realizuar nga Genc Prelvukaj, i cili ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me Agim Gergurin.

Foto: BlackFish/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili promovon një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë.

Xhirimet e këtij klipi janë kryer një pjesë në Gjirokastër dhe një pjesë në Durrës nga Black Fish Entertainment.

Ky është bashkëpunimi i parë ndonjëherë i Enit me grupin e njohur Fisnikët. /Telegrafi/