Genc Prelvukaj ka një arsye më tepër që të festojë gjatë gjithë ditës së sotme.
Këngëtari feston ditëlindjen e 38-të, ku me këtë rast ka marrë urime të shumta prej miqve dhe familjarëve.
Por, nuk ka munguar as urimi i të fejuarës së tij, këngëtares Eni Koci. Kjo e fundit kishte disa fjalë për të dashurin, të cilat i kishte bërë publike në rrjetet sociale.
“Jam e bekuar që të kam ty në jetën time. Urime ditëlindjen dashuri. Qëndro i mrekullueshëm”, ka shkruar biondina në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se këngëtari u lind më 16 korrik të vitit 1981 gjersa në skenë për herë të parë doli para 22 vjetëve, si “Etnon”, bashkë me Milot Hasangjekajn, për të vazhduar sot si solo artist.
Ndryshe, video projekti i fundit i tij është “Adrenaline”, që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur, Aurela Gaçe. /Telegrafi/