Engjëllusha Salihu ka publikuar projektin më të ri të saj.
“Lutem edhe një herë” është kënga e re e këngëtares së talentuar.
Ajo po merr pjesë me këtë këngë në xhirimet e vitit të ri.
Ndryshe, Engjëllusha famën e ka arritur falë potencës vokale, por edhe nënës së saj.
Ajo është vajza e një prej zërave më të respektuar të muzikës pop-folk, Shyhrete Behluli.
Shyhrete Behluli në anën tjetër ka kohë që s’ka publikuar projekt të ri.
Ndërsa për vajzën e saj ky është rikthim pas këngës “Kanagjeqi”.
/Telegrafi/