Telegrafi

Engjëllusha Salihu vaksinohet kundër coronavirusit

Me rritjen e rasteve me COVID-19, po vazhdojnë edhe vaksinimet në masë të madhe.

Kësaj radhe ka qenë këngëtarja shqiptare, Engjëllusha Salihu, ajo e cila ka treguar se është vaksinuar kundër coronavirusit.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Engjëllusha Salihu (Foto: Instagram)

“Plotësisht e vaksinuar”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Ndërsa, javë më parë u vaksinua edhe e ëma e artistes, bilbili i muzikës shqipe, Shyhrete Behluli.

Lexo po ashtu Me një mesazh ndërgjegjësimi përmes Ministrisë së Shëndetësisë, Shyhrete Behluli iu bën thirrje njerëzve për vaksinim

Theksojmë që në vend ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i rasteve me COVID-19.


Vetëm sot, u njoftua se kanë rezultuar mbi 2000 persona me coronavirus dhe katër kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/