Sfidat bizare janë rikthyer në TikTok, ku shumë të rinj në mbarë botën po e paguajnë me jetë për veprimet e tyre të pamatura.
Të rinjtë kanë filluar t’ju dalin përpara kamionëve në lëvizje – në një përpjekje që të bëhen sensacion – por shumë prej tyre po e pësojnë me jetë, transmeton Telegrafi.
Kështu ndodhi me dy adoleshentë nga Indonezia, që humbën jetën kur vendosën t’i nënshtrohen sfidës “engjëlli i vdekjes”, ku 18-vjeçarët sapo i dolën kamionit në lëvizje në qytetin Tangerang, i futi nën rrota dhe i shtypi për vdekje.
Madje pamjet e këtij momenti janë publikuar në rrjete sociale, ku shihen të rinjtë që i godet kamioni, që para këtij momenti fatal – ishin të bindur se do të arrijnë të bindin shoferin të frenojë dhe t’i shpëtojnë më të keqes.
Për fat të keq kështu nuk ndodhi e një veprim të tillë po e praktikojnë shumë të rinj në mbarë botën, ku autoritetet përkatëse po bëjnë thirrje që të ndalet kjo praktikë. /Telegrafi/
Aksi nekat remaja menghentikan truk di Jl. Otista, Karawaci, Kota Tangerang telah memakan korban, Jumat (3/6/2022) siang.
"Baru kemarin dirazia, udah buat onar lagi. Mereka kumpul 10 orang lebih. 1 meninggal tertabrak kontainer," ujar warga yang mengirim info melalui Whatsapp. pic.twitter.com/tipWrl30sf
— About Tangerang (@AboutTNG) June 3, 2022