Telegrafi

“Engjëlli që ra nga qielli” ishte vetëm një lodër seksi! (Foto)

Pas eklipsit të diellit në Indonezi, një peshkatar e ka gjetur një krijesë të çuditshme, duke lundruar në det dhe ka menduar se është diçka e shenjtë.

Sipas medieve lokale, ai e ka marrë ‘engjëllin’ dhe e ka dërguar në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Nëna e 21-vjeçarit, e ka pastruar dhe veshur për çdo ditë me rrobe të pastra, këtë ‘engjëll të rënë nga qielli’, që në fakt ishte vetëm një lodër seksuale, që ngjason shumë me njeri.

Por, pasi në qytezën e vogël është përhapur lajmi, shtëpia tyre është mbushur me njerëz që donin ta shihnin atë, derisa dikush e ka vërejtur se nuk është një e ‘shenjtë’.

Me të shkuar Policia në këtë atë shtëpi, e kanë konfiskuar lodrën në mënyrë që të mos komprometohen familjarë, që nuk dinin se çfarë ishte. /Telegrafi/