Telegrafi

“Engjëlli mbrojtës” ia shpëtoi jetën shoferit që bëri ndeshje (Foto)

Burri që mbetet i paemëruar, ka arritur që me vështirësi të dalë nga dritarja e veturës së tij Ford.

Me të dalë jashtë, ai është shtrirë në formë fetusi dhe ka qëndruar në asfalt pa ndjenja, transmeton Telegrafi.

Por, ai ka pasur fat, meqë tek ai është afruar “engjëlli mbrojtës, që është lutur tek Zoti, për t’i shpëtuar jetën”.

Këtë koment e ka bërë një pastor i zonës, i cili reflektimin sipër trupit të aksidentuar, e ka quajtur si një gjë të shenjtë.

Në të vërtetë, shoferi që është aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po shërohet nga plagët e marra. /Telegrafi/