Telegrafi

Engel: Berisha si Auzenhaur, ndërton sistem autostradash

 "Pamë gjëra dhe vende që nuk mund t’i imagjinonim dot. Pamë gjithcka, punën që po bëhet në këto male dhe është e pabesueshme. Mendoj se ky projekt është i mrekullueshëm dhe tregon për një vizion të jashtëzakonshëm. Kur kryeministri po me tregonte dy ditë më parë për të, nuk e imagjinoja dot se sa bukur do të ishte.

Dua të uroj popullin e Shqiprëisë, kryeministrin dhe zyrtarët e qeverisë, sepse mendoj se ky projekt është shumë i mirë dhe do t’i sjellë Shqipërisë një të ardhme, me të vërtetë", tha Engel.

Ai u shpreh i befasuar, me punën e bërë deri me sot, Kongresmeni, vlerësoi rrugën si një sipërmarrje të jashtëzakonshme.

"Nga kjo rrugë, nuk do të përfitojë jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni. Do e bëjë Shqipërinë një qendër progresi në rajon. E dimë që rruga do të shkojë deri në kufirin me Kosovën dhe mendoj se do të ketë një vazhdimësi të saj, përtej këtij kufiri", vijoi Engel. Kongresmeni, përshkoi me helikopter, të gjithë sipërfaqen e projektit që shtrihet nëpërmjet maleve.

Përvec punimeve të rrugës, Engel u mrekullua dhe nga natyra shqiptare, të cilën e quajti të jashtezakonshme. "Pamë gjëra dhe vende që nuk mund t’i imagjinonim dot. Pamë gjithcka, punën që po bëhet në këto male dhe është e pabesueshme. Kjo është me të vërtetë një rrugë që do e cojë Shqipërinë drejt së ardhmes. Kur shoh këto njerëz që gërmojnë në këtë tunel, gjithë këtë logjistikë.

 "Mbaj mend nga fëmijëria ime në Nju Jork, gjatë kohës së Presidentit Auzenhaur. Ai vendosi të ndërtonte një sistem kombëtar autostradash, me rrugë që do të lidhnin cdo cep të Shteteve te Bashkuara. Ky projekt më kujton pikërisht këtë", krahasoi Engel projektin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. /kohajone/