Site icon Telegrafi

Enes Muzaqi dorëhiqet nga pozita e u.d së kryeshefit të Trepçës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ndërrmarrjes Trepça, Enes Muzaqi ia ka paraqitur dorëheqjen e tij bordit të Trepçës.

Siç bëhet e ditur ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkaqe shëndetësore.

Muzaqi ka thënë se dorëheqja nuk ka të bëjë me ndonjë presion.

“Do të kthehem në pozitën që e kam pasur më parë si Drejtor për Hulumtime, Zhvillim dhe Mjedis”, u shpreh ai.

Ndërsa, Muzaqin pritet ta zëvëndesojë Rafet Ibishi, i cili deri më tani ishte u.d. i zëvendës-kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”.

Enes Muzaqi u emërura u.d. i kryeshefit të Trepçës në nëntor të vitit 2020./Telegrafi.

Exit mobile version