Telegrafi

Enes Kanter nuk udhëton në Londër pasi frikësohet nga presidenti turk Erdogan: Është rrezik, mund të më vrasin

Enes Kanter do të jetë mungesa e madhe e New York Knicks më 17 janar në ndeshjen ndaj Washington Wizards.

Knicks dhe Wizards do të përballen më 17 janar në O2 Arena të Londrës dhe Kanter nuk do të udhëtojë.

Ylli turk që është një përkrahës i Fetullah Gulen, ka frikë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Për basketbollistin e famshëm ka një flet arrest ndërkombëtar nga Turqia, pasi ai ishte tallë me presidentin turk nëpër rrjetet sociale.

Enes Kanter. (Foto: Brian Munoz/Getty Images/Guliver)

Kanter nuk do të udhëtojë me ekipin, pasi frikësohet nga Erdogan, duke e quajtur atë të çmendur.

“Ka një rrezik të madh për mua nëse udhëtojë. Është për faj të atij të çmendur, presidentit turk. Ekziston mundësia që të më vrasin atje”, tha Kanter.

Kanter ka thënë se i vije keq që këto gjëra po ndikojnë në karrierën e tij.

“Më vije keq që kjo gjë ndikon në karrierën time. Unë krejt çfarë dua është ta ndihmojë skuadrën time të fitojë”.

Enes Kanter. (Foto: Kevin C. Cox/Getty Images/Guliver)

“Por për faj të këtij të çmenduri, këtij diktatori, nuk mund ta bëjë punën time, kjo është e trishtueshme”, tha Kanter për mediat amerikane.

Lojtari ka thënë se përveç Amerikës dhe Kanadasë nuk viziton më asnjë shtet tjetër të botës. /Telegrafi/