Në kongresin e tretë të rregullt që u mbajt në Shkup, Enes Ibrahim është zgjedhur kryetari i ri i Partisë për Lëvizjen e Turqve (PLT) në Maqedoni.
Nga 314 delegatë të regjistruar, në kongres të pranishëm ishin 298, të cilët njëzëri i dhanë mbështetje Ibrahim, i cili deri tani e ka kryer funksionin e sekretari të përgjithshëm të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fjalimin e tij, Ibrahim ju falënderuar ish-kryetarit Adnan Qahil për ndihmën e vazhdueshme dhe premtoi se do të bëj gjithçka që ta arsyetojë mbështetjen e delegatëve.
Ibrahim gjithashtu shtoi se është i gatshëm të ballafaqohet me sfidat dhe të kontribuojë për të mirën e turqve, por edhe të gjithë shoqërisë./Telegrafi/