Telegrafi

Energjia e BLLA BLLA BLLA dhe magjia e “Asgjë Sikur Dielli” në Prishtina Gastronomy Festival

Me një mbrëmje të mbushur me energji, Prishtina Gastronomy Festival u transformua në një skenë rock-u, duke mirëpritur dy nga grupet më të njohura të kësaj skene.

Nata rock filloi me degustimet e produkteve të shijshme të HEINZ dhe shijimin e verës THERANDA wine. 

Pjesa muzikore e mbrëmjes u hap me grupin “Asgjë Sikur Dielli” nga Prishtina. Ky grup i njohur për stilin e tyre të veçantë dhe performancat e gjalla, ngriti atmosferën me hitet e tyre të njohura, duke i bërë të gjithë të pranishmit të kërcenin dhe të këndonin së bashku. 

Pas tyre, skena u pushtua nga grupin BLLA BLLA BLLA nga Shkupi. Këngët e tyre, të ndikuara nga realiteti dhe përjetimet e përditshme, krijuan një lidhje të veçantë me audiencën, duke bërë që mbrëmja të mbetet kujtim i vecantë. Energjia dhe pasioni i tyre për muzikën e bënë këtë performance unike. 

Prishtina Gastronomy Festival vazhdon të ofrojë netë të veçanta dhe plot surpriza deri më 9 gusht në sheshin “Adem Jashari”.

Bashkohuni me ne për më shumë muzikë, shije dhe argëtim!