Telegrafi

Energji mes lulesh

Të ëmbla, poetike, emocionuese.. gjithfarë nuancash, aromatike, larmi formash, thjesht perfekte. Për shekuj me radhë është vërtetuar se sipërfaqet e gjelbra kanë ndikim pozitiv në jetën e njeriut.

Kontakti i drejtpërdrejtë me to vë në ekuilibër emocionet tona, metodë që balancon energjinë e brendshme dhe largon gjendjen negative, transmeton Telegrafi.

Bimët dhurojnë ndjesi dhe energji pozitive në jetën e kujtdo. Kur je në kontakt me gjelbërimin, nuancat e ngjyrave, ato të çlodhin. Pastaj është edhe efekti që ndien kur duhet të kujdesesh për bimën, zhvendosesh nga realiteti, për pasojë fiton më tepër qetësi.

Në rutinën e përditshme nuk e ke, ndaj dhe ne brenda stafit shpesh themi, kafenë e mëngjesit në mënyrë të privilegjuar e kemi këtu, në kontakt me natyrën. Është ky ambient i zhytur në gjelbërim që ndikon në frymëzimin tonë për ta nisur punën mbarë. Qoftë një apo disa vazo me lule pranë ballkonit, një bimë kacavjerrëse, pemë a diçka më shumë në kopshtin familjar, bëjnë atë që përkushtimi ndaj tyre të dhurojë kohë të çmuar, të bën emotiv dhe krijues me veten.

Për t’u vlerësuar është se çdo vit po rritet dëshira, pasioni dhe ndërgjegjësimi për të pasur gjelbërim, lule në shtëpi e kudo. /Telegrafi/