Site icon Telegrafi

Energia vjen për fitore në Prishtinë

Diggs në fund të edicionit 2013/14 kishte luajtur gjashtë ndeshje për Prishtinën. Në tri ndeshje në Ligën Ballkanike kishte realizuar mesatarisht nga 2,7 pikë, ndërsa në tri ndeshje në kuadër të Kampionatit të Kosovës kishte pasur mesatare prej katër pikëve.

Roli i tij te Energia është dukshëm më i madh. Të shtunën, Energia humbi në kampionatin rumun nga Targu Mures me rezultatin 90:74, ndërsa Diggs ishte bindshëm më i miri në skuadrën e tij. Shënoi 23 pikë, ndërsa pati edhe tetë kërcime e katër asistime. Diggs këtë edicion po luan me mesatare prej 11,9 pikëve në kampionatin rumun dhe me 9,5 pikë për ndeshje në FIBA Europe Cup.

Në kampionatin e Rumanisë, Energia është vetëm e dhjeta me dy fitore e pesë humbje. Por në FIBA Europe Cup mban vendin e parë në grupin K me gjashtë pikë. Ka fituar tri ndeshjet e deritashme. Në ndeshjen e parë fitoi thellë ndaj Sigal Prishtinës, me rezultatin 87:72. Ajo ndeshje ishte luajtur më 27 tetor në Targu Jiu të Rumanisë, ndërsa Diggs kishte munguar për shkak të një lëndimi.

Kampionia në fuqi e Kosovës dhe e Ligës Ballkanike në basketboll, Sigal Prishtina, është e fundit në grup me një fitore e dy humbje. Bilanc të njëjtë kanë edhe AEK Larnaca e Qipros dhe Astana e Kazakistanit.

Dy të parët e grupit kalojnë tutje, por ka gjasë të kalohet tutje edhe prej vendit të tretë. Synim i Prishtinës është të kalojë në fazën e dytë. Për këtë arsye ndeshja e së martës vlerësohet shumë e rëndësishme. Prishtina më 25 nëntor është mysafire e Astanas, ndërsa më 1 dhjetor e pret AEK-un qipriot. 

Exit mobile version