Telegrafi

Eneida fiton Top Fest 7

Ishte kjo një mbrëmje e mahnitshme, e përcjellë nga këngë të bukura të cilat u interpretuan ‘live’ nga artistët, gjë që e bënë këtë festival të hyjë në histori të muzikës, si festivali i parë me karakter 100% live. Skenografia dhe aksesorët vetëm sa e shtuan bukurinë e Top Fest 7, që padyshim është festivali më mirë i organizuar ndonjëherë në kulturën shqiptare.

Kosovarët si zakonisht, e dominuan edhe këtë mbrëmje, duke marrë disa prej çmimeve më të rëndësishme, siç është artisti mashkull më i mirë, grupi më i mirë etj, por pa munguar dhe artistët të cilët përfshinë të gjitha vendet ku ka shqiptarë.

Në fund, iu bë edhe një nderim themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha, që ndërroi jetë një vit më parë, në një aksident, por që pas vetes la një medium që lë për të dëshiruar ende në të ardhmen, pasi që sukseset nuk kanë të ndalur. Për nder të Dritan Hoxhës, u dha dhe një çmim i veçantë, që bart dhe emrin e tij, me të cilin u nderua Alban Skenderaj, e që në shoqërim nga Xuxi dhe Gent Bushpepa interpretuan disa nga këngët më të preferuara të Dritan Hoxhës.

Fituesit e çmimeve në natën finale të Top Fest 7:

1. Leonora Jakupi – Video më e mirë
2. Big Basta dhe Jonida Maliqi – Kënga më e mirë Hip-Hop dhe R n’B.
3. NRG Band – Top Albania Radio
4. Çmimi i Internetit – Noizy feat Lil Coli
5. Besa Kokëdhima – Artistja më e mirë femër
6. Valon Shehu – Artisti më i mirë mashkull
7. Artisti më i mirë i ri – XXL
8. Kamela Islami – Kënga më e mirë Pop dhe Rok
9. TROJA – Grupi më i mirë
10. Mariza Ikonomi – Interpretuesi më i mirë

/Telegrafi/