Pas performancës në Amsterdam, Eneda Tarifa duket se po pëlqehet më shumë se në fillim dhe fansat kanë shkruar se vokali i saj në performancat e drejtpërdrejta është fantastik dhe mund të ketë befasi në gjysmëfinalen e dytë, ku Tarifa do të performojë në Eurovizion.
Pasi ka përfunduar lobimin e këngës shqiptare në Eurovizion në disa qytete evropiane, sipas KultPlus Eneda të hënën mbrëma është pjesë e Israel Calling, koncertit që sjell rreth 15-të këngë të Eurovizionit në një mbrëmje muzikore.
Koncerti do të jetë pikëtakim i këngëtares dhe përfaqësuesve të disa shteteve, si Austria, Hungaria, Finlanda, Rumania, Sllovenia, Bjellorusia, Franca, Rusia, Estonia etj.
Për tri net me radhë këngë të ndryshme do të vijnë para publikut, kjo një tjetër mundësi për të promovuar veten dhe këngën para Festivalit Eurovizion që mbahet me 10, 12 dhe 14 maj.