Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, sot feston ditëlindjen e saj.
Ajo ka mbushur plot 39-vite, nga të cilat i shpenzoi edhe duke qëndruar aktive në skenën muzikore.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një imazh ku mbrapa ishte e rrethuar me balona.
As një mesazh nuk do të mungonte nga ana e saj, duke falënderuar më të afërmit e saj.
“Po, sot kam ditëlindjen. Nuk ka asgjë te veçante nga ndonjë ditë tjetër ditëlindjeje e çdokujt prej nesh, por ditëlindjet janë të bukura se mbartin një ndjesi shprese, celebrojnë “jetën” (sado e ndryshme është ajo për secilin prej nesh)”.
Tutje Eneda shtoi: “Mendoj se jetët tona duhet ti ndërtojmë vet, ti zbukurojmë vet, pa u dorëzuar asnjëherë. Për mua ky është suksesi i një jete kryesisht te lumtur”.
Tarifa përndryshe shquhet si artiste me bagazh, e cila është shpallur fituese në shumë festivale të muzikës. /Telegrafi/