Site icon Telegrafi

Eneda Tarifa nuk do të jetë më pjesë e “Portokalli”?! (Foto)

Ditë më parë në media qarkulloi lajmi për hapjen e audicionit të spektaklit të humorit “Portokalli”, ku u aludua se do të ketë moderatorë të rinj, lajm i cili u demantua nga vetë prezantuesit e spektaklit.

Por, mesa duket lajmi del të jetë i vërtetë, kështu të paktën bëjnë të ditur burimet e fshehta të “Anabel.al” brenda televizionit të Top Channel.

Fjala është për largimin e moderatores, Eneda Tarifa, e cila pas pesë vitesh prezantim, mesa duket nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të famshëm të humorit.

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur ende nuk ka dhënë ende ndonjë komunikatë për media, por mesa duket “Portokalli” këtë vit do të vazhdojë nën drejtimin e Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut. /Telegrafi/

 

Exit mobile version