Televizioni publik suedez ka publikuar orarin e paraqitjes së shteteve pjesëmarrëse të gjysmëfinaleve të festivalit evropian të muzikës, Eurosong.
Në përputhje me rregullat që janë praktikuar nga viti 2013 është hedhur shorti dhe se përfaqësuesja e Shqipërisë do të paraqitet natën e dytë dhe renditet e parafundit.
Eneda Tarifa me këngën Fairstale do të këndojë më 11 maj në Globen Arena të Stokholmit të shtetit suedez, transmeton Telegrafi.
Së bashku me Enedën në atë mbrëmje do të shfaqen edhe Serbia, Letonia, Polonia, Zvicra, Izraeli, Bjellorusia, Irlanda, Maqedonia, Lituania, Australia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Danimarka, Ukraina, Norvegjia, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Belgjika. Ky grup përfshin një total prej 19 vendesh.
Në gjysmëfinalen e parë, e cila është planifikuar për 10 maj, do të paraqiten 18 vende, përkatësisht Finlanda, Greqia, Moldavia, Hungaria, Kroacia, Holanda, Armenia, San Marino, Rusia, Republika Çeke, Qipro, Austria, Estonia, Azerbaixhan, Mali i Zi, Islanda, Bosnja dhe Hercegovina dhe Malta.
Ndërsa në finale drejtpërdrejt do të paraqiten si zakonisht, Gjermania, Spanja, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Suedia. /Telegrafi/