Kënga “Ma zgjat dorën” e Eneda Tarifës u zgjodh si realizimi më i mirë në edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”.
Pas triumfit të saj, këngëtarja është shprehur e emocionuar duke thënë se kënga e saj çuditërisht u përshtat edhe me situatën e krijuar pas tërmeteve në Shqipëri.
“Ndihem shumë e kënaqur që i gjithë mundi edhe puna që kam bërë për këtë këngë u kurorëzua me një çmim”.
“Çuditërisht u përshtat edhe me situatën që po kalonim dhe njerëzit e kanë bërë le të themi si kolonë zanore të asaj që ndodhi. Jam e emocionuar, më vjen për të qarë, nuk e di si po e mbaj”, ka deklaruar Eneda për TV Klan pas fitores.
Në vend të dytë ishte kënga që mori brohoritjet pa ndërprerje të publikut në sallë, “Marova” e kënduar nga Fifi. Ndërsa vendi i tretë shkoi për Anxhela Peristerin me këngën “Dikush i imi”.