Telegrafi

Eneda sërish e ndryshon këngën e Eurosongut (Video)

Krahas komentuesve shqiptarë, ndjekës të festës evropiane të muzikës janë shprehur me rezerva për produktin tonë, i cili do të prezantohet në maj në Stokholm.

Kështu, në përpjekje për t’i shpëtuar sado pak ankesave, ekipi i këngës “Përrallë” me në krye me këngëtaren, Ene Tarifa, ka thënë së fundi se do të ndryshojë versionin e këngës që do të këndohet në skenën e Eurovision.

Kompozitorja e saj, Olsa Toqi tha se për t’i bërë qejfin fansave, Eneda do të këndojë refrenin e “Fairytale”, në shqip. Duket se ky ndryshim vjen edhe për shkak të talljes që dy gazetarët e “wiwibloggs” bënë me prononcimin e dobët të Enedës në anglisht.

Megjithatë, pritet për t’u parë nëse ky ndryshim, do të shpëtojë nga “halli” që e ka zënë, Enedën.