Site icon Telegrafi

Eneda nuk shkoi në finale, por e parashikoi fituesen

Përfaqësuesja e Shqipërisë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, Eneda Tarifa, ka arritur ta parashikojë fituesen e këtij festivali.

Jamala, këngëtarja që e përfaqësoi Ukrainën, fitoi më së shumti vota dhe ishte pikërisht ajo e zgjedhura e këngëtares shqiptare.

“Përpara Ukrainë… Më pëlqen kënga juaj!”, kishte shkruar Eneda gjatë finales.

Dhe pasi, Jamala u shpall më e mira, ajo ka shkruar në koment: “Juhuuuuuuuuuuu……. Kam super nuhatje! Bravo Jamala!”.

Ndërsa një komentues i ka shkruar: “Po për këngën tënde i kishe hundët e bllokuara?”, kurse Eneda ia ka kthyer: “Eee… I kisha ca, po ti si e vure re? Apo ngaqë s’doli në finale? Kënga ime është shumë më e bukur sesa ca të tjera që hynë në finale…”. /Telegrafi/

Exit mobile version