Site icon Telegrafi

Ëndrra. Sot. Futbolli.

Futbolli ka qenë gjithmonë sporti më i dashur ndër nesh dhe ai që bashkonte njerëzit, krijonte emocione…Shumica nga ne jemi dëshmitarë dhe dëgjojmë storiet e prindërve tanë për përjetimet dhe emocionet që kishin kur shikonin një lojë futbolli. Stadiumet mbusheshin dhe zhurma pushtonte qytetin. Disa nga ne ende mbajnë në zemër ngjyrat e ekipit, e ruajnë copëza gazetash me fotografite e lojtarëve…

Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, këto emocione u bartën në fusha të improvizuara dhe ndeshjet zhvilloheshin në kushte të vështira për lojë. Futbolli luhej për të mbijetuar, e lojtarët dhe publikun i mbante me shpresë vetëm ëndrra se futbolli do të luhet sërish në stadiume…

Dhe ishte fillimi i shekullit të ri ai që ndryshoi sërish rrjedhat e jetës dhe të futbollit në shtetin tonë. Ekipet u rimblodhën dhe stadiumet filluan sërish të zhurmonin… Rruga e ndërprerë u hap prapë, ëndrra vazhdonte…

Në këto kushte të rënda në shtetin e ri, futbollit i duhej mbështetje për të ecur përpara.

Duke qenë të përkushtuar të përkrahim sportin në Kosovë dhe me orientimin e përgjegjësisë sociale të korporatës, në vitin 2008 banka Raiffeisen dhe Federata e Futbollit të Kosovës nënshkruan marrëveshjen për sponsorim, duke u bërë kështu përkrahëse dhe pjesë e pandashme e zhvillimeve që do të vinin.
Ne qysh atëherë u zotuam që do të jemi afër futbollit, dhe për gjashtë vite rresht vazhdojmë të përkrahim këtë sport, të cilin breza të tërë e kanë zhvilluar me fanatizëm.
Sot kur ëndrra po realizohet, ne ndjehemi krenarë që i qëndruam afër futbollit, u qëndruam afër të gjithë atyre lojtarëve, punëtorëve sportivë, Federatës së Futbollit dhe gjithë publikut. Sot mund të krenohemi që hapëm edhe një derë për brezat e rinj, për të ardhmen tonë. 

 Të gëzojmë së bashku,
URIME! Banka Raiffeisen

Exit mobile version