Telegrafi

Ëndrra më e shpeshtë është tradhtia e partnerit

Ekspertët e një agjencie takimesh në Itali kanë bërë një sondazh, për të gjetur lidhjen mes tradhtisë në jetën reale dhe asaj në ëndërr.

Rreth 57% e të anketuarve thanë se kishin ëndërruar tradhtinë e partnerit para se të konsumojnë tradhtinë në realitet.

Sipas studimit, kjo është një simptomë e mungesës së bashkëpunimit në çift dhe jo i një dëshire seksuale të kufizuar ndaj një personi të caktuar, transmeton Telegrafi.

Rreth 42% e atyre që dhanë këtë përgjigje, kanë deklaruar gjithashtu se kjo fantazi kishte si protagonist të saj një person të panjohur.

Lexo po ashtu Seks në ëndërr? Ja kuptimet për të gjithë partnerët e paligjshëm

Pjesa e mbetur, 15%, megjithatë, tha se kishte ëndërruar duke tradhtuar partnerin me një mik ose koleg.

Por së bashku me këto të dhëna është edhe një pjesë tjetër e të anketuarve, 28% e atyre që duke e ëndërruar tradhtinë e partnerit, kanë mundur ta tradhtojnë atë edhe në realitet.

Në këtë rast, ëndrra mund të interpretohet si një dëshirë e kahershme, e cila më në fund ka gjetur hapësirën për të tradhtuar edhe në realitet. /Telegrafi/