Site icon Telegrafi

Ëndrra e revolucionit të djathtë në Gjermani

Me ndihmën e parullave nacionaliste dhe botëkuptimeve raciste, AfD kërkon të hyjë në Bundestag në zgjedhjet e shtatorit. Ajo mbështetet nga një rrjet ekstremistësh të djathtë.

Melanie Schmitz duket sikur mban dhimbjen e botës në sy. Me sy të të mëdhenj të trishtuar ajo interpreton këngët e njohura të yjeve si Lana del Rey apo “the Smiths”. Në mediat sociale, 24-vjeçarja është bërë ndërkohë e njohur. Por, kënga e saj më e njohur është “AfD Song”.

Thirrjet pro partisë së vetëquajtur “Alternativa për Gjermaninë”, AfD kërcejnë sa nga refuzimi i kancelares Merkel tek parullat kundër pranimit të refugjatëve, kundër shoqërisë moderne e të hapur. “Vetëm viçat më budallenj e prishin stallën e tyre”, këndon Melanie Stern. Ajo nuk është një yll muzike, por një aktiviste politike e “Lëvizjes identitare”. Me inskenime të tilla politike të llogaritura mirë ky grupim ekstremist i djathtë, “lëvizja identitare”, do që në stilin Hipster të rekrutojë të rinjtë me politikë reaksionare. Kush nuk i përgjigjet imazhit të tyre për atë që është gjermane, duhet të humbasë të drejtat qytetare.

Për të arritur qëllimet e tyre ata mbështeten tek një parti, AfD. Në verën e vitit të kaluar AfD e refuzoi zyrtarisht bashkëpunimin me “lëvizjen identitare”. Por pak javë më vonë, kryetarja e partisë, Frauke Petry pohoi se nocioni “nacionaliste-etnike” duhet të marrë sërish ngjyrim pozitiv. (Nocioni nacionalist, etnik u përdor nga ideologjia e nacionalsocializmit në Gjermani, shën.red.)

Lëvizja identitare mbahet nën vëzhgim nga shërbimet gjermane shtetërore për shkak të tendencave të saj antikushtetuese. Deri më tani kësaj lëvizjeje duket se i janë bashkuar 100 vetë. Politologu Hajo Funke e vlerëson si të rrezikshme lëvizjen. “Ata e paraqesin veten si jo të dhunshëm, por idelogjia e tyre është ideologji e dhunshme.” Por kjo kritikë nuk e tremb kandidatin e AfD-së për kancelar, Alexander Gauland. “Ata mund të vijnë të gjithë tek ne”, thotë ai.

Ndërkohë AfD ka një rrjet grupimesh djathtiste e ekstremiste përreth vetes. Shumicën e bashkon ëndrra për një revolucion konervator dhe rrëzimin e kancelares së urryer prej tyre.

Ndërkohë AfD ka një rrjet grupimesh djathtiste e ekstremiste përreth vetes. Shumicën e bashkon ëndrra për një revolucion konervator dhe rrëzimin e kancelares së urryer prej tyre. /DW/

Exit mobile version