Telegrafi

Endriti mbush 20 vjet, urimi i presidentit Hashim Thaçi për ditëlindjen e djalit të tij

Endrit dhe Hashim Thaçi (Foto: Instagram/hashimthaciofficial)

Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka mbushur 20 vjet, ndërsa me këtë rast ka marrë një urim të veçantë nga babai i tij.

Në urimin e tij, i pari i vendit ka kujtuar vitet e vështira kur kishte ardhur në jetë djali i tij.

“Në kohën më të turbullt dhe më të pamëshirshme të luftës para 20 vjetëve, dita kur ke ardhur në këtë botë, Endrit, ka qenë për mua dhe Lumen si shenjë e Zotit se jeta kurrë nuk do të shuhet në Kosovën tonë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Endrit Thaçi

“Urime ditëlindjen e 20-të!”, ka shkruar Thaçi në rrjetet sociale, Facebook dhe në Instagram.

Theksojmë se Endriti ka qenë shumë i përfolur në mediat rozë për lidhje të ndryshme me bukuroshe të skenës sonë. /Telegrafi/