Telegrafi

Endrit Thaçi tha se është ‘single’, Arta i përgjigjet! (Foto)

Jo në mënyrë direkte sigurisht, por indirekt, bukuroshja kosovare Arta Nitaj që u përfol për një lidhje dashurie me djalin e Presidentit Endrit Thaçin, ka dhënë një përgjigje për këtë të fundit që tha se ishte ‘single’.

Para pothuajse një muaji, Arta publikoi një fotogra në Instastory në krahët e Endritit në festën e ditëlindjes së tij, ndërsa më pas përmes një interviste në emisionin ‘Wazzup’ në Klan Kosova tha se ishte në lidhje duke e pohuar mes rreshtash se bëhej fjalë për Endrit Thaçin.

Por mesa duket dyshja ka ndarë rrugët shumë shpejt.

Lexo po ashtu Arta Nitaj publikon një ‘selfie’ atraktiv, Endriti poston një imazh me një mbishkrim interesant (Foto)

“Duke shijuar jetën e beqarit”, ishte përshkrimi që Endriti kishte vendosur në një fotogra të publikuar në Instastory para pak ditësh.

Nuk ka vonuar edhe Arta me formën e saj të reagimit, duke dalë mbrëmjeve me shoqe e duke u argëtuar deri në orët e vona të natës, e vetme, pa të në krahë.

Me këto shenja që ata dhanë përmes rrjeteve sociale, duket se dyshja i ka dhënë fund kësaj aventure pak muajshe. /Prive/