Jo në mënyrë direkte sigurisht, por indirekt, bukuroshja kosovare Arta Nitaj që u përfol për një lidhje dashurie me djalin e Presidentit Endrit Thaçin, ka dhënë një përgjigje për këtë të fundit që tha se ishte ‘single’.
Para pothuajse një muaji, Arta publikoi një fotogra në Instastory në krahët e Endritit në festën e ditëlindjes së tij, ndërsa më pas përmes një interviste në emisionin ‘Wazzup’ në Klan Kosova tha se ishte në lidhje duke e pohuar mes rreshtash se bëhej fjalë për Endrit Thaçin.
Por mesa duket dyshja ka ndarë rrugët shumë shpejt.
“Duke shijuar jetën e beqarit”, ishte përshkrimi që Endriti kishte vendosur në një fotogra të publikuar në Instastory para pak ditësh.
Nuk ka vonuar edhe Arta me formën e saj të reagimit, duke dalë mbrëmjeve me shoqe e duke u argëtuar deri në orët e vona të natës, e vetme, pa të në krahë.
Me këto shenja që ata dhanë përmes rrjeteve sociale, duket se dyshja i ka dhënë fund kësaj aventure pak muajshe. /Prive/