Site icon Telegrafi

Endrit Thaçi kujton ditën kur u shpall pavarësia: Babë sot me ndalet zemra kur të shoh duke e shpall Kosovën shtet

Endrit Thaçi, djali i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar babanë e tij në 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Endrit Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ka shpërndarë videon e momentit të shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, ku në atë kohë Hashim Thaçi ishte kryeministër dhe kishte lexuar deklaratën e pavarësisë, transmeton Telegrafi.

“Babë, sot e kësaj dite me ndalet zemra kur të shohë duke shpallë Kosovën shtet. Mu sikurse mu pat ndalë më 17 shkurt 2008, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, deri sa jashtë e bërë një epokë të jashtëzakonshme. Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarësinë bashkë me shokët”, thuhet në postimin e Endrit Thaçit.

Ndryshe, ish presidenti Thaçi është duke u mbajtur në paraburgim që nga viti 2020.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur nga Specialja, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version