Site icon Telegrafi

Endrit Shala dhe 11 kandidatë të Nisma-s mbeten jashtë listës zgjedhore, PZAP aprovon vendimin e KQZ-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për shkak të mos certifikimit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në ankesën e parashtruar nga Nisma Socialdemokrate, PZAP ka refuzuar një pjesë të apelit, kurse ka vërtetuar vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e kandidatëve të këtij subjketi: Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

Në pikën e dytë të vendimit të PZAP-së thuhet se “Pranohet pjesërisht apeli i subjektit politik NISMA Socialdemokrate, ndryshohet vendimi Nr. 242-2021 i datës 22.01.2021 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me seli në Prishtinë, dhe vendoset si në vijim: Pranohet pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, certifikohet subjekti politik Nisma Socialdemokrate dhe lista e kandidatëve për deputet të këtij subjekti politik, me përjashtim të kandidatëve të cekur si në pikën I, të dispozitivit të këtij vendimi”.

Vendimin e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/

Exit mobile version