Prishtina ka nënshkruar me njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë, Endrit Krasniqin.
Klubi më i trofeshëm në Kosovës ka njoftuar rikthimin e mesfushorit Krasniqi, i cili së fundmi luajti te Drita.
Sipas klubit bardhekaltër, rikthimi i Krasniqit në shtëpi erdhi pas negociatave të gjata dhe aspak të lehta.
Me këtë rikthim është i lumtur edhe vetë 24-vjeçari.
“Në Prishtinë rikthehem vetëm për një arsye, e ajo çka kërkon Prishtina dihet. Thjesht me Prishtinën pres sezon fantastik, besoj shumë se do të na përputhen qëllimet, që nga garat kualifikuese në Evropë dhe në kampionat”.
“Tash na mbetët vetëm të kryejmë detyrën tonë. Ndërsa është e vërtet se bisedimet kanë qenë të gjata, sepse kisha edhe oferta tjera, por dihet që Prishtina është Prishtinë dhe vendosa të rikthehem sërish në gjirin tim”.
“Ekipin e njoh, pothuajse shumica e futbollistëve janë të njëjtë nga koha kur isha këtu, me pak ndryshime, jemi ekip i mirë dhe me punë besoj shumë do t’i arrijmë objektivat, sepse edhe klubi e ka seriozitetin e duhur për të qenë gjithë këta futbollistë të mirë së bashku”, ka thënë Krasniqi për faqen zyrtare.
Endrit Krasniqi, 24 vjeç, i lindur më 26.10.1994, në të kaluarën me Prishtinën ka qenë pjesë në 48 paraqitje duke shënuar 4 gola e gjashtë asistime. /Telegrafi/