Telegrafi

Endrit Krasniqi konfirmon largimin nga kryeqyteti: Faleminderit Prishtinë

photo by: @Shpend Ahmeti

Endrit Krsaniqi largohet nga Prishtina pas katër viteve qëndrim në kryeqytet.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë ka konfirmuar ndarjen me skuadrën bardhekaltër nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.

Kransiqi ka qenë i shkurtër duke publikuar vetëm katër foto me katër trofe të fituar sa ishte pjesë e Prishtinës.

28-vjeçari ka fituar dy herë Kupën e Kosovës, një titull kampioni dhe një Superkupë të Kosovës.

“Faleminderit Prishtinë. Katër vite dhe katër trofe”, ka shkruar shkurtimisht Endrit Krasniqi.

E ardhmja e tij pritet të jetë jashtë kufijve të Kosovës, pasi Krsaniqi ka arritur marrëveshje me Shkëndijën e Tetovës. /Telegrafi/