Telegrafi

Endrit Krasniqi dhe Gledi Mici mbesin te Prishtina

Mesfushori Endrit Krasniqi dhe mbrojtësi Gledi Mici do të vazhdojnë të mbesin te Prishtina.

Sa i përket mesfushorit edhe pse klubi lajmëroi ditë më parë se ai do të largohet, Krasniqi ka arritur marrëveshje për të qëndruar.

“Futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin e kaluar i shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës, Endrit Krasniqi, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te FC Prishtina”.

“Klubi dhe lojtari ditë më parë nuk arritën marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin, mirëpo e pamundura e bë e mundur duke e gjetur gjuhën e përbashkët në ditët e fundit për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në 123 paraqitje me Prishtinën, Endriti i ka realizuar 25 gola, ndërsa me Prishtinën e ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Në anën tjetër edhe mbrojtësi Gledi Mici do të vazhdojë qëndrimin te Prishtina, duke respektuar kontratën që ka.

 

Është folur për largimin e tij, por mbrojtësi shqiptar do të vazhdojë të luajë në kryeqytet. /Telegrafi/