Pavarësisht se i është bashkuar Real Madridit, Endrick nuk është ende shumë i mësuar me intervistat.
Braziliani e ka renditur Lionel Messin mbi bashkëlojtarin e tij Kylian Mbappe në një sondazh.
Ai është pyetur për disa lojtarë të klasit botëror, se kë zgjedh fillimisht, duke ndryshuar nga emrat që iu thanë:
“Ronaldinho apo Vinicius Jr? Unë luaj me Vinin, pra Vini Jr”, tha fillimisht Endrick, për të vazhduar me: “Vini Jr. apo Rodrygo? Vini Jr”.
“Vini Jr. apo Mbappe? Mbappe”, ndërsa sulmuesi brazilian ‘tradhtoi’ këtë të fundit më pas: “Mbappe apo Messi? Messi”.
Por, kur sulmuesi brazilian iu bë pyetja për dy më të mirët e këtij shekulli, ai zgjodhi portugezin: “Messi apo Cristiano? Cristiano”.
“Cristiano apo Endrick? Cristiano”, përfundoi ai duke qeshur.
Endrick zgjodhi Vinicius Jr në vend të Ronaldinhos sepse ai ‘luan’ me të, por Messi është thjesht një histori tjetër. /Telegrafi/