Sensacioni i Real Madridit, Endrick, e ka ‘shpallur’ veten në futbollin evropian me një gol mahnitës në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve – dhe ka thyer një rekord klubi të mbajtur për 29 vite.
18-vjeçari brazilian iu bashkua zyrtarisht Real Madridit në muajin korrik, pasi ra dakord të nënshkruante për ta në dhjetor të vitit 2022.
Ai shënoi në debutimin e tij në La Liga në muajin gusht pasi doli nga bankina për të luajtur pesë minuta në ndeshjen kundër Real Valladolid.
Ndeshja e së martës mbrëma kundër Stuttgartit përfaqësoi debutimin e tij në Ligën e Kampionëve – dhe ai u sigurua që të lërë gjurmë.
Endrick’s goal from this angle, look at the power damnpic.twitter.com/rsdMqn10DV
— Edwin (@EdwinRMFC) September 18, 2024
Pas Kylian Mbappe, i cili gjithashtu shënoi golin e tij të parë evropian për Los Blancos – dhe Antonio Rudiger që shënoi për rezultatin 2-1, Endrick shtoi të tretin në minutën e pestë të shtesës.
Braziliani e mori topin në gjysmën e tij përpara se të sulmonte në mbrojtjen e Shtutgartit. Më pas ai vazhdoi të vraponte, dhe pavarësisht se kishte Mbappen në të majtë dhe Vinicius Junior në të djathtën e tij, zgjodhi të shkonte i vetëm dhe të godiste nga rreth 25 metra.
Dhe ndërsa portieri i Shtutgartit Alexander Nubel mund të ketë qenë i zhgënjyer që nuk e priti goditjen, gjuajtja e Endrick ishte shumë e fuqishme për të dhe u fut në rrjetë për të bërë rezultatin 3-1 në favor të Los Blancos.
Youngest scorers in Real Madrid’s UCL HISTORY:
🇧🇷 Endrick (18Y 02M)
🇪🇸 Raul (18Y 03M)
🇧🇷 Rodrygo (18Y 09M) pic.twitter.com/JPuGJXWYvn— LiveScore (@livescore) September 18, 2024
Në shënimin e golit, Endrick është bërë golashënuesi më i ri i Real Madridit në Ligën e Kampionëve me 18 vjet, një muaj e 27 ditë.
Rekordi më parë mbahej nga legjenda Raul Gonzalez, i cili hapi llogarinë e tij evropiane në moshën 18 vjet, tre muaj e 21 ditë.
Braziliani, i cili shënoi në një miqësore ndërkombëtare kundër Anglisë në mars, tashmë ka marrë vlerësime të larta nga bashkëlojtarët e tij. /Telegrafi/