Site icon Telegrafi

Endrick i shpëtoi mrekullisht kartonit të kuq, pas goditjes së qëllimshme me shqelm ndaj kundërshtarin

Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Endrick ka shpëtuar nga një karton i kuq direkt në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Deportivo Alavesit.

Real Madridi fitoi me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Alavesit ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Megjithatë, një episod i fundit të ndeshjes ka bërë që tifozët dhe rrjetet sociale të shpërthejnë.

Bëhet fjalë për një goditje të qëllimshme me shqelm që Endrick ia bëri kundërshtarit të tij, Santiago Mourino.

E gjitha ndodhi në minutën e 83-të të ndeshjes, por gjyqtari vendosi vetëm për një karton të verdhë.

Ledhatim ndaj Endrick apo vlerësim i drejt i gjyqtarit? Komentin tuaj jepeni në hapësirën e rezervuar për komente. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version