Site icon Telegrafi

Endrick “nuk i dëgjon prindërit”, martohet në moshën 18-vjeçare me modelen Gabriely Miranda

Ylli i Real Madridit, Endrick, i ka dhënë fund beqarisë në moshën 18-vjeçare, me modelen Gabriley Miranda.

Këtë e bënë të ditur vetë dyshja përmes një postimi të përbashkët në Instagram, duke ndarë lajmin e madh për të gjithë ndjekësit e tyre.

Endrick dhe modelja Miranda u njoftuan për herë të parë, më pak se një vit më parë. Muaj më parë, u përfol se sportisti dëshironte të martohej me modelen, por u këshillua nga prindërit që të mos nxitohej me një vendim të tillë.

Foto: Endrick dhe Gabriely Miranda / Instagram

Asaj kohe kur ylli deshti t’i jepte fund beqarisë, ishte vetëm 17 vjeç. Modelja tashmë bashkëshortja e tij është 23 vjeçe.

Më herët gjithashtu u raporua se Endrick dhe Miranda ka një kontratë të lidhjes, me disa kërkesa të çuditshme që duhet t’i zbatojnë për të qenë bashkë.

Foto: Endrick dhe Gabriely Miranda / Instagram

Ceremonia e dasmës së tyre ishte siç duket e thjeshtë. Modelja kishte veshur një fustan të thjeshtë nusërie, megjithatë dukej tejet elegante. /Telegrafi/

Foto: Endrick dhe Gabriely Miranda / Instagram
Foto: Endrick dhe Gabriely Miranda / Instagram
Exit mobile version