Sensacioni i ardhshëm brazilian i Real Madridit, Endrick në njëfarë mënyre i shpëtoi ndëshkimit nga gjyqtari pasi grushtoi një futbollist kundërshtar.
Pasi bëri debutimin e tij me kombëtare ndaj Kolumbisë, 17-vjeçari u rikthye për të luajtur për Palmeiras në sfidën e së dielës në kampionatin brazilian ndaj Fortalezas.
Me vetëm tri ndeshje të mbetura, liderët e ligës Palmeiras u ballafaquan me një barazim 2-2 pasi mbetën me dhjetë lojtarë në fushë.
Por, ata ishin me fat që Endrick nuk u përjashtua pas gjestit që bëri në drejtim të kundërshtarit të tij gjatë ndeshjes.
Po luhej minuta e 55-të e ndeshjes dhe Palmeiras ishte në disavantazh prej një goli kur Endrick grushtoi futbollistin e Fortalezas.
Jogadores do Fortaleza pediram a expulsão de Endrick nesse lance com Titi, defensor da equipe da casa pic.twitter.com/FdzCP6J4SC
— ge (@geglobo) November 26, 2023
Ai menjëherë ra në tokë dhe kërkoi ndihmë mjekësore, por Endrick nuk mori as karton të verdhë në atë që në të shumtën e rasteve ndëshkohet me përjashtim nga loja.
Real Madridi mposhti konkurrencën e disa klubeve për të nënshkruar me të, pasi paguan rreth 60 milionë euro në drejtim të Palmeiras.
Endrick do të qëndrojë në Brazil deri sa të mbush 18 vjet në korrik të vitit të ardhshëm dhe më pas do të bëhet pjesë e klubit madrilen./Telegrafi/