Endri dhe Stefi Prifti janë pjesë e tregut muzikor shqiptar prej shumë vitesh.
Ata ishin të ftuarit e kësaj të mërkure në “Pardon My French: me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, teksa kanë folur për karrierën, jetën personale si dhe kanë komentuar Eurovisionit ku këtë vit ishin pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së.
Njëri nga vëllezërit, Endri u shpreh se festivali u manipulua dhe kënga e tyre nuk u vlerësua si duhet.
“Kënga jonë duhet të ishte në vend të parë, të zbritej 100 shkallë poshtë dhe pastaj të vendosej vendi i dytë dhe vendi i tretë. Kjo është këngë me mesazh që duhet të shkojë në Eurovision”, tha ai.
“Ta keni me garanci që vendoset 6 muaj para se kush fiton festivalin. Është një grup vagabondësh që drejtojnë këtë festival dhe e kanë vendosur 6 muaj para, të gjitha të vendosura me kalem. Unë prapë do shkoj në mes të atyre zagarëve”, shtoi më tej artisti.
Nga ana tjetër sipas Stefit, projekti i tyre përfaqësonte nivelin më të lartë artistik për Shqipërinë.
“Festivali kombëtar dëshiron të përfaqësojë në Eurovision, por duhet të ndahet nëse çmimi i parë i festivalit kombëtar i jepet kujt do shkojë në Eurovision apo të jepet me meritë vlere artistike. Çmimi i parë vlerësohet me ‘kërkesat’ e Eurovision”, ka thënë Stefi.
Kujtojmë që sivjet Ronela Hajati përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2022” me “Sekret”. /Telegrafi/