Telegrafi

Endri dhe Fero nesër sjellin bashkëpunimin e ri “Qe sa vjet” (Video)

Këngëtari i ri Endri është mjaft i pëlqyer nga publiku, gjersa ka disa këngë të publikuara të cilat kanë qenë mjaft suksesshme.

Së fundmi, ai ka treguar për projektin e tij më të ri, i cili pritet të publikohet nesër (e shtunë) në kanalin Youtube, në orën 18:00.

Kënga e re titullohet “Qe sa vjet”, dhe është punuar nga Zzap & Chris, gjersa klipi është punuar nga Xl Films.

Për më tepër, mund të ndiqni intervistën e tij të plotë në emisionin “Reload” në TV Dukagjini. /Telegrafi/