Telegrafi

Endri dhe Getinjo së shpejti me një bashkëpunim të ri (Foto)

Dy këngëtarët e njohur të label-it “On Records” Endri dhe Getinjo, pas suksesit të madh me bashkëpunimin e tyre të parë “Kukullat”, kanë menduar të rikthehen sërish me një bashkëpunim të ri.

Lajmin për këtë gjë, e ka bërë të ditur vetë Endri, i cili ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet bashkë me Getinjon.

Në mbishkrimin e fotos Endri ka shkruar: “Shumë shpejt me një hit të ri”. Kënga do të punohet nga kompozitorët e tyre të përhershëm tashmë, Zzap dhe Chriss./Telegrafi/