Endri Çekiçi ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme në elitën e futbollit slloven.
Mesfushori ofensivë shqiptar ka shënuar një tjetër gol në suksesin e Olimpija Lubjanës ndaj Rudar.
Skuadra e yllit shqiptar ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-0, ku golin e fundit në ndeshje e shënoi pikërisht Çekiçi.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë realizoi në minutën e 89-të nga gjuajtja e lirë një gol në stilin e portugezit Cristiano Ronaldo.
Për Çekiçin ky ishte goli i pestë këtë edicion në elitë e futbollit slloven.
Ndërkohë skuadra e tij Olimpija Ljubljana vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 30 pikë, pesë më shumë se rivalët Maribor, Aluminj e Mura. /Telegrafi/