Site icon Telegrafi

Ëndërron të rikthehet në Ligën Premier

Pajtim Kasami nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u kthyer në Ligën Premier.

Futbollisti shqiptar po luan me sukses në Greqi me Olympiakosin, me të cilin e fitoi titullin e kampionit ditë më parë, shkruan Zëri.

Mirëpo, në mendjen e përfaqësuesit zviceran është njëra prej ligave më të forta në botë.

“Kur jam transferuar në Greqi nga Premierliga, kam përjetuar një ndryshim shokues kulturor. Nuk ishte e lehtë. Mirëpo, klubi ka bërë investime serioze, për të arritur suksese në futbollin grek dhe në Evropë”, ka thënë Kasami.

“I kam zhvilluar 60 ndeshje vitin e kaluar, kombëtare dhe ndërkombëtare. Unë ndihem mirë në Athinë. Mirëpo, ëndërr imja mbetet Premierliga. Mbetet të shihet. Të gjithë mendojnë tash për Evropianin e verës. Ky është hapi i ardhshëm i rëndësishëm”, përfundoi Kasami, i cili ka kontratë me Olympiakosin deri në vitin 2018”, përfundoi Kasami.

Exit mobile version