Site icon Telegrafi

Ende s’ka kundërshtar për Kosovën

Megjithatë, ato paskan qenë vetëm fjalë pasi që as sot nuk dihet se kush është kundërshtari, madje burime të gazetës thonë se as afër nuk është gjetja e një kundërshtari të përshtatshëm, kjo pasi që megjithëqë përfaqësueset janë të zëna edhe infrastruktura në vend i pamundëson një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha, ka rënë ndesh me fjalët e përzgjedhësit, pasi që ka thënë se ende nuk ka asgjë në këtë drejtim. Dje as Bunjaku nuk ka qenë në gjendje të japë emrin edhe pse një ditë më herët kishte thënë se të hënën mësojnë emrin e kundërshtarit.

“Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, është duke bërë çmos që të gjejë një kundërshtar për t’u zhvilluar ndeshja e parë. Ai edhe në këto momente kur po flasim është jashtë vendit duke kërkuar për një gjë të tillë. Ditëve të fundit ai ka vizituar vendet si Francën, Belgjikën e Zvicrën për të gjetur mundësin më të mirë”, ka thënë Berisha, duke shtuar se tash për tash nuk është përcaktuar se as ku mund të luhet ndeshja e parë në Kosovë apo jashtë saj.

“Janë shumë probleme, përveçse pothuajse të gjitha përfaqësueset tashmë kanë gjetur kundërshtarët e vet, këtu në vend edhe infrastruktura po na sjell probleme. Gjithsesi në këtë moment mund të them se jemi duke lobuar për të realizuar ndeshjen e parë, por që ende nuk ka asgjë të sigurt”, tha Berisha. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version