Janë bërë rreth pesë orë që kur ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.
Mbledhja po vazhdon të mbahet me dyer të mbyllura, ndërkohë që mediat nuk po lejohen të qëndrojnë as në hollin pranë sallës ku po mbahet takimi i anëtarëve të këtij këshilli.
Kjo është mbledhja e parë e organit më të lartë të partisë, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe sipas ushtruesit të detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj rezultati i këtyre zgjedhjeve është edhe tema kryesore që po diskutohet në këshill.
Tutje ai ka deklaruar se po insiston që të diskutohet edhe çështja e votimit të presidentit. Ndërkohë që ka njoftuar se votimi i kandidates Vjosa Osmani nuk është përkrahur nga kryesia e PDK-së.