Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit njoftoi se ende mbledh dhe përpunon dokumentacionin lidhur me lëndët e hapura për punësimin me nepotizëm të dyshuar.
“Komisioni shtetëror për parandalimin korrupsionit njofton opinionin se ende mbledh dhe përpunon dokumentimin lidhur me lëndët e hapura për punësime me nepotizëm”, thonë nga komisioni për parandalimin e korrupsionit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata mohojnë spekulimet në media se komisioni tashmë ka vërtetuar se djali i Stojçeskës në mënyrë joligjore është punësuar dhe nuk i ka përmbushur kushtet në konkurs./Telegrafi/